FOTO/ Antiterrori u ndalon hyrjen në Shqipëri dy iranianëve

schedule20:46 - 1 Gusht, 2022

schedule 20:46 - 1 Gusht, 2022

Shqipëria u ka ndaluar hyrjen një burri dhe një gruaje, të cilët janë identifikuar si Batool Soltani dhe  Afshin Kalantari, me shtetësi gjermane por me origjinë nga Irani.

Ata kanë mbërritur para disa ditësh në aeroportin e Rinasit me ftesë të ASILA-s së regjistruar dhe legale (Shoqata për Mbështetjen e Iranianëve që jetojnë në Shqipëri) për të marrë pjesë në ceremoninë e miqve të tyre nga Gjermania.

Autoritetet shqiptare kanë kryer deportimin me pretendimin se janë një kërcënim serioz për vendin 72 orë pas mbërritjes në Rinas, ndërsa e njëjta përgjigje u është dhënë edhe autoriteteve gjermane, nga ku janë kthyer.

Ngjarja ndodhi disa ditë pas anulimit të Samitit që MEK do të kryente për shkak të një rreziku për akt terrorist, ndërsa nuk është hera e parë që iranianë me pasaportë gjermane u refuzohet hyrja në vend./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!