Angelina Jolie është krenare për hapin e ri në jetën e vajzës së saj, Zahara, e cila së fundmi ka nisur studimet në Universitetin Spelman. Megjithatë, kjo nuk do të thotë që aktorja e ka të lehtë, pasi u nda një tjetër fëmijë i saj, i cili u largua për studime. Për këtë arsye ajo ka vizituar papritur Zaharën në kampusin e shkollës, ku është fotografuar së bashku me një nxënës tjetër.
“Angelina Jolie ishte thjesht duke shëtitur rastësisht me vajzën e saj në Universitetin Spelman gjatë kthimit në shtëpi. Unë isha duke bërë shërbim në komunitet, kështu që dukesha si një rrëmujaxhije “, ka shkruar studentja që ka postuar foton me yllin e Hollivudit dhe vajzën e saj.
Angelina Jolie just casually walking around with her daughter at Spelman during Homecoming
(I was doing community service looking an embarrassing mess) pic.twitter.com/JInXUxQhtF
— Coco Michelle ??♀️?? (@coco_michelle__) October 22, 2022
foto
Siç shihet edhe nga fotografia, Jolie ndoqi stilin e saj të zakonshëm ‘casual’ për vizitën e saj, e veshur me të zeza. Nga ana tjetër, Zahara kishte veshur një bluzë të bardhë me xhinse dhe çizme të zeza.
Pak kohë më parë, Jolie ndau foto nga eventi i vitit të parë, ku aktorja ka pozuar dhe kërcyer me studentët dhe nënat e tjera. E ndërsa ajo përpiqet të kombinojë jetën e saj personale me atë profesionale, së fundmi u bë i njohur projekti i radhës i aktores së njohur. Angelina do të luajë Maria Callas në filmin e ri të Pablo Larraín./abcnews.al