FOTO/ Ambasadorja Yuri Kim zbulon si po e kalon karantinën në shtëpinë e re në Tiranë

schedule13:23 - 17 Mars, 2020

schedule 13:23 - 17 Mars, 2020

Ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim ka zbuluar se si po i kalon ditët e karantinës. Kim ka vetëm pak kohë që është shpërNgulur në kryeqytet dhe duket se këto ditë izolimi i ka shfrytëzuar për t’u marrë me shtëpinë  e saj të re.

Në disa foto të publikuara në rrjetet sociale, Yuri Kim shkruan se largësia ndaj miqve dhe kolegëve ka qenë e vështirë për të dhe se ka vendsour të sistemojë librat.

“Dërgesa ime mbërriti nga SHBA javën e kaluar, kështu që do ta kaloj ditën duke sistemuar libra dhe duke varur piktura në shtëpinë time të re në Tiranë. Ndarja fizike nga miqtë dhe kolegët është e vështirë, por le ta shfrytëzojmë kohën, të ruajmë një frymë pozitive dhe të bëjmë pjesën tonë për të parandaluar përhapjen e COVID-19. Faleminderit të gjithë stafit të kujdesit shëndetësor dhe zbatimit të ligjit për faktin se jeni në vijat e para!”, shkruan Kim.

https://www.instagram.com/p/B9ybDAwAmyB/?utm_source=ig_web_copy_link

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!