Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

(FOTO) Aksidenti tragjik në Sarandë/ Ky është 23 vjeçari që shkaktoi ngjarjen, i dehur në timon përplasi për vdekje dy motrat

schedule11:04 - 25 Gusht, 2025

schedule 11:04 - 25 Gusht, 2025

Personi që shihni në foto, është Kevi Nora, 23 vjeçari i cili shkaktoi aksidentin tragjik ku humbën jetën dy motrat Dhimaku. Ditën e sotme, Nora ra në prangat e policisë si autor i përplasjes fatale.

Policia njofton se mjeti ku udhëtonin të rejat është përplasur me një tjetër mjet Audi që drejtohej nga 23 vjeçari Kevi Nora i cili ka qenë nën efektin e alkoolit.

Viktima kanë mbetur  dy motrat Ela dhe Rozina Dhimaku, 22 vjeçe dhe 20 vjeçe, ndërkohë e plagosur rëndë ka mbetur pasagjerja Antonela Zhupa 24 vjeçe. Kjo e fundit sipas bluzave të bardha të Sarandës, ka politrauma, por është jashtë rrezikut për jetën.

Për mjekim më të specializuar u dërgua me ambulancë për në Spitalin e Traumës në Tiranë.

/ abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!