Adrola Dushi është një nga vajzat më të bukura dhe më të thjeshta të showbizit shqiptar.
Ajo mundohet gjithmonë që mos ta ekzagjerojë me ‘look-un’ e saj. Madje, këtë herë është shfaqur pa pikë grimi dhe është dukur po aq e bukur si gjithmonë.
Adrola ka postuar në Instastory një “selfie”, duke marrë të gjithë vëmendjen e ndjekësve. Padyshim që komentet kanë qenë pozitive.
Sa i përket jetës private, bukuroshja është përfolur kohët e fundit se është në një lidhje dashurie me reperin e njohur, Capital T. Megjithatë, asnjëri prej të dyve nuk e ka pranuar./abcnews.al