FOTO/ A ishte prezente Irma? Eranda Libohova organizoi festën madhështore për 53-vjetor

schedule09:53 - 12 Shtator, 2022

schedule 09:53 - 12 Shtator, 2022

Këngëtarja e njohur, Eranda Libohova ka festuar ditëlindjen e saj. Ajo ka mbushur 53 vjeç dhe këtë ditë të veçantë ka vendosur ta festojë me miqtë e saj. Megjithatë, gjithë kurioziteti i fansave ishte te fakti nëse ka marrë pjesë dhe motra e saj, Irma Libohova, me të cilën thuhet se nuik ka një raport të mirë

Siç shihet edhe nga fotot që ka publikuar vetë këngëtarja në Instagram, vihet re mungesa e Irmës. Ndërkohë, Irma ka bërë një postim në Instastory duke zbuluar se ishte në plazh duke shijuar detin. Kujtojmë se dy artistet prej kohësh përfliten se nuk kanë një raport të mirë më njëra – tjetrën.

Kjo gjë është vënë re pasi ata nuk e ndiqnin njëra-tjetrën në ‘’Instagram’’. Dyshimet u shtuan më shumë kur Eranda u dekorua me çmimin ‘’Mjeshtëri i Madh’’ dhe në festën që organizoi me rrethin e ngushtë shoqëror, nuk u pa prezenca e motrës së saj, Irmës.

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!