Vetëm 12 ditë na ndajnë nga zgjedhjet parlamentare dhe partitë politike vazhdojnë me fushatën.
Pjesë e kësaj të fundit janë bërë edhe personazhe të njohur të skenës, të cilët pëlqehen shumë nga publiku.
Ka qenë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu që ka postuar rreth një orë më foto nga Njësia Numër 9, ku ajo kandidon.
Manastirliu shfaqet me këngëtarin e njohur, Elgit Doda dhe të duken shumë të qeshur.
“Me Elgitin, live nga Njësia 9 në zemër të Tiranës”, ka shkruar ajo krah fotos.
Kujtojmë që Elgiti po vazhdon me projektet e tij muzikore, pasi vetëm dy javë më parë lancoi këngën më të re me titull “Tharë”. l.k/abcnews.al