FOTO/ 11 mijë euro look-u, jeta super luksoze e Leonora Jakupit

schedule10:58 - 13 Janar, 2020

schedule 10:58 - 13 Janar, 2020

Leonora Jakupi është një ndër këngëtaret shqiptare që gjithnjë është përfolur për pamjen e saj elegante dhe fisnike.

Bukuroshja e ekranit shqiptar kujdeset për look-un e saj dhe gjithnjë zgjedh të vijë me risi në stil.

Por së fundi ajo është bërë objekt diskutimi në rrjetet sociale pasi u vlerësua se veshja e fundit e këngëtares ka kushtuar minimumi 11 mijë euro.

Në faqen “What they earinig”, janë publikuar çmimet marramendëse të veshjes së Leonorës, në një nga fotot që ajo ka publikuar në fund të dhjetorit.

Këngëtarja shfaqet me një pallto të markës “Max Mara” që kushton 3.700 euro, një çantë “Chanel” 6.200 euro, dhe çizmet “Louis Vuitton” që kapin shifrën prej 1.100 eurosh.

Për të mos folur për automjetin e saj luksoz, na lejoni t’ju themi se Leonora mbetet një ndër këngëtaret më të paguara të estradës dhe çmimet deri diku mund të duken të justifikueshme, megjithatë jo për të gjithë fansat e saj, të cilët nuk e kanë anashkaluar këtë fakt./abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!