FOTO/ 10 vite më parë, si dukej Nevina Shtylla kur u shpall “Miss Shqipëria”

schedule18:23 - 28 Gusht, 2020

schedule 18:23 - 28 Gusht, 2020

Ndoshta nuk e dinit, por moderatorja Nevina Shtylla 10 vite më parë është shpallur “Miss Albania 2010”. Në atë kohë, Nevina ishte 16 vjeçe dhe triumfoi mes 32 bukurosheve nga të gjithë trevat e vendit.

Këtë moment, bukuroshja e ka risjell edhe një herë përmes një postimi në Instastory, teksa një ndjekës e ka pyetur.

Më herët, Nevina është shprehur se nuk e priste që të fitonte deri në momentin e fundit kur dëgjoi emrin e saj si fituese.

Ndonëse vitet kanë kaluar, ajo mbetet po aq e ëmbël dhe e freskët sa dikur. Tashmë është cilësuar si një nga vajzat më bukura të ekranit./abcnews.al