Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Foshnjat pandemike”: Si ka ndikuar Covid-19 në zhvillimin e fëmijëve

schedule10:07 - 13 Mars, 2021

schedule 10:07 - 13 Mars, 2021

The Conversation

Foshnjat e lindura pas datës 11 mars 2020 kanë njohur një botë në kontrollin e një pandemie.

Ata mund të mos kenë takuar kurrë dikë që nuk është prind i tyre, ose  mund të kenë parë vetëm në distancë gjyshërit e tyre dhe sigurisht nuk kanë pasur të njëjtat mundësi për të bashkëvepruar me fëmijë të tjerë si foshnjat që kanë  lindur në vitet para pandemisë.

Cilat janë implikimet për këta fëmijë që kanë lindur në pandemi?

Ndërsa shumë studiues mendojnë se shumica e foshnjave mund të kishin pasur një mundësi për të jetuar më  mirë edhe të lumtur, ka ende shumë gjëra që nuk dimë dhe  është e qartë, se muajt dhe vitet e para të jetës janë shumë të rëndësishme për shëndetin afatgjatë të një fëmije, zhvillimin dhe mirëqenien .

Zhvillimi i një fëmijë ecën me një ritëm të jashtëzakonshëm gjatë vitit të parë, kur fillon zhvillimi i trurit. Ky zhvillim i hershëm varet nga përvoja, dhe veçanërisht nga përvoja sociale, e cila stimulon, akordon dhe tonifikon arkitekturën e trurit.

Një mjedis stimulues, i larmishëm dhe i përgjegjshëm mbështet zhvillimin e gjuhës, njohjes dhe kompetencave emocionale dhe shoqërore. Kjo varësi nga inputet mjedisore e bën trurin jashtëzakonisht fleksibël dhe të aftë për adaptim. Por, me të njëjtin argument, kjo do të thotë gjithashtu që foshnjat janë shumë të ndjeshme ndaj ndikimeve negative.

Një gjë që ne dimë me siguri të madhe është se stresi dhe problemet e shëndetit mendor të prindërve  paraqesin rreziqe serioze për zhvillimin e mëvonshëm të fëmijëve, duke ndikuar në zhvillimin e të folurës dhe njohjes, mirëqenies së  tyre emocionale dhe duke i vënë  ata vetë në rrezik depresioni dhe ankthi.

Fatkeqësisht, sistemet për mbështetjen e foshnjave dhe familjeve të tyre janë dëmtuar  nga pandemia .

Siç ndodh fatkeqësisht shpesh, fëmijët  janë më të prekur nga kjo situatë.

 

Për shembull, shumë punonjës shëndetësorë, të cilët ofrojnë këshilla dhe që  shpesh janë burimi kryesor i mbështetjes dhe lidhjes me shërbimet shëndetësore për familjet me foshnja, kanë qenë në vijën e frontit të COVID gjatë pandemisë.

Ata raportuan se puna e tyre me familjet u prek ndjeshëm nga ngarkesa e çështjeve shumë të vështira dhe nga pengesat e krijuara për shkak të distancës sociale. Shumë shprehën shqetësime në lidhje me aftësinë e tyre për të monitoruar zhvillimin e fëmijëve dhe për t’i referuar  familjet te shërbimet ndihmëse të specializuara në momentin që  prindërit po përjetonin probleme të shëndetit mendor.

Për më tepër, miqtë dhe familja kanë pasur aftësinë për të vizituar të dashurit dhe foshnjat janë kufizuar në mënyrë drastike.

Mbështetja sociale nga miqtë, familja, grupet e komunitetit dhe profesionistët normalisht konsiderohet jetësore jo vetëm sepse u siguron foshnjave larmi, stimulim dhe mundësi për të mësuar, por edhe sepse është diçka pozitive për mirëqenien e prindërve, nga të cilët foshnjat janë kaq të varura.

Pra, në këto rrethana, çfarë mund të bëjnë prindërit për të ndihmuar foshnjat e tyre?

Çelësi për zhvillimin optimal është stimulimi dhe ndërveprimi mes kujdestarëve  dhe bebeve.

Kujdesi dhe vëmendja ndaj një fëmije kur ata interesohen për disa artikuj, duke përmendur objekte, duke folur, duke qeshur, duke kënduar dhe duke lexuar – të gjitha këto aktivitete të thjeshta, me kosto minimale – ndihmojnë  bebet të mësojnë dhe të zhvillojnë aftësi të ndryshme  edhe pse bota jashtë ka vështirësi.

Ka arsye të forta dhe bindëse  për t’u shqetësuar në lidhje me zhvillimin e foshnjave gjatë kësaj periudhe, si shumë gjëra të tjera, këto rreziqe nuk janë të njëjta  për të gjithë. Mungesa e strukturave mbështetëse, presionet ekonomike dhe zvogëlimi drastik i kontaktit profesional me punonjësit shëndetësorë dhe punonjësit social gjatë pandemisë ka rrezikuar shumë foshnjat, duke përfshirë rrezikun e keqtrajtimit dhe madje edhe të vdekjes.

Efektet e abuzimit në zhvillimin e fëmijëve janë të thella dhe afatgjata, duke përfshirë aftësinë e kufizuar fizike afatgjatë, shqetësimet emocionale dhe shqetësimet e shëndetit mendor.

Gati gjysma e të gjitha problemeve të shëndetit mendor të të rriturve janë të lidhura me një fëmijëri të dhunshme.

Në kohë normale, keqtrajtimi prek afërsisht 12% -23% të fëmijëve, dhe fëmijët në rrethana të pafavorshme ekonomike kanë pesë herë më shumë gjasa që t’i nënshtrohen abuzimit .

Në Britani, 51,510 fëmijë ishin pjesë e planit për mbrojtjen e fëmijëve në Mars 2020 kur filloi pandemia. Gjatë pandemisë, autoritetet lokale raportuan më shumë se 300 incidente serioze të plagosjes dhe vdekjes që përfshinin fëmijë midis prillit dhe tetorit 2020. 40% përfshinin fëmijët nën moshën një vjeç.

Nivelet e dhunës në familje janë rritur shumë gjatë pandemisë dhe foshnjat janë të prekura më shumë nga kjo, në mënyrë direkte edhe indirekt. Foshnjat kanë nevojë për stimulim, kontakt social dhe kujdes të përgjegjshëm, dhe të gjitha këto janë prekur gjatë pandemisë në mënyra komplekse, por studiuesit nuk kanë  prova se si ka ndikuar diçka e tillë.

 

Universiteti Oxford Brookes ka kryer një studim të detajuar në mënyrën se si pandemia po prek fëmijët e në moshë të vogël, dhe në kohën e duhur sigurisht do të kemi njohuritë e duhura për çështje të tilla që janë shumë të nevojshme.

Por ajo çfarë është shqetësuese është fakti që edhe pas një viti, ne kemi shumë pak informacione si foshnjat dhe fëmijët parashkollorë janë të  prekur nga ngjarjet e rëndësishme që kanë ndodhur.

Kjo thekson një pikë kryesore: pavarësisht se foshnjat janë ndër më të rrezikuarat në shoqëri dhe më të varura nga kujdesi dhe stimulimi i edukimit, nevojat e tyre janë të fundit që vihen re.

Në këtë pikë të pandemisë, ne kemi shumë nevojë për më shumë të dhëna  për të kuptuar se si janë prekur foshnjat, dhe si mund të vazhdojnë të preken, në vitet e ardhshme. Tashmë ka ardhur koha që gjithsecili prej nesh të rrisë përgjegjësinë për të gjitha foshnjat e lindura në kohë pandemie. Përktheu Sonila Backa/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!