Foshnja vdes pas kequshqyerjes nga prindërit fetarë

schedule15:48 - 8 Gusht, 2018

schedule 15:48 - 8 Gusht, 2018

Një bebe 10 muajshe ka ndërruar jetë pas kequshqyerjes dhe dehidratimit, pasi prindërit e saj kristianë refuzuan të kërkonin ndihmë për arsye fetare, frikë nga organizatat mbrojtëse për të drejtat e fëmijëve dhe mosbesim tek sigurimet shëndetësore.

Ngjarja ka ndodhur në Michigan të Shteteve të Bashkuara, ku të dy prindërit 27 vjeçarë janë dënuar me vrasje të shkallës së parë dhe abuzim me foshnjën e tyre Marry.
Kur i ati vendosi që më në fund ti telefononte shërbimit të urgjencës, vajza e vogël kishte ndaluar së marri frymë. Fëmija u gjet gjithashtu në gjendje të mjerueshme fizike dhe sipas autopsisë arsye e vdekjes mbetej kequshqyerja dhe dehidratimi pas neglizhencës së prindërve.

Të akuzuarit pranuan se vajza e tyre kishte qenë në gjendje jo të mirë shëndetësore dhe shumë e dobësuar për të paktën një muaj.
Ata nuk kërkuan ndihmë për shkak të zakoneve të tyre fetare dhe mosbesimin ndaj përkujdesit të doktorëve. I ati i viktimës postonte shpeshherë nëpër rrjetet sociale postime shqetësuese që tashmë po mbahen si prova ndaj akuzave të tyre: “Të moralshmit duhet te jetojnë me besim. Është Zoti sovrani i sëmundjeve të çdo lloji dhe sigurisht vdekjes së pamohueshme.”

Gjyqi për të dënuarit do të bëhet me 20 gusht dhe ata rrezikojnë të mbeten në burgim të përjetshëm./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!