Mediat greke kanë zbardhur një tjetër dëshmi rrëqethëse të bashkëshortit që grabitësit i mbytën gruan në sy të foshnjës. Charalambos Anagnostopoulos u shpreh përpara autoriteteve se hajdutët qëndruan brenda shtëpisë duke kontrolluar edhe rreth 30 minuta pasi i morën jetën gruas së tij, ndërsa foshnja ulërinte.
Lexo edhe: Mbytën nënën në sy të foshnjës, grekët me “listë të kuqe”: Dy konkluzione për vrasësit
I tronditur, ai u shpreh se nga momenti kur ndaloi së dëgjuari gruan e tij, “kaloi edhe gjysmë ore derisa autorët të largoheshin”, ndërsa më pas iu deshën edhe disa minuta që të merrte celularin dhe të kërkonte ndihmë, pasi agresorët e lidhën.
Lexo edhe: Grabitësit i vranë nënën, momenti prekës: Polici grek mban në krah foshnjën pas krimit
Ekspertët teksa e pyetën për të mësuar më shumë rreth mënyrës si vepruan autorët, janë të bindur se kriminelët kanë lënë prova të mjaftueshme dhe gjurmë gishtash brenda shtëpisë, pasi patën përplasje me çiftin dhe gruan e mbytën me duar.
Autoritetet greke kanë një “listë të kuqe” me 100 të dyshuar, ndërsa kanë lëshuar gjithashtu në aeroporte dhe porte njoftime, në një përpjekje për të parandaluar që autorët e dyshuar të largohen.
“Unë u thashë atyre se ku i kisha fshehur paratë, në mënyrë që tmerri të mbaronte shpejt. Kam dëgjuar gruan time që ulërinte vazhdimisht për ndihmë, e lidhur në shtrat, mua më lidhën në dysheme” tha bashkëshorti i 20-vjeçares.
Lexo edhe: Vrasja e 20-vjeçares nga grabitësit në Greqi, policia: Autorët po e planifikonin prej ditësh
“Foshnja qante, gruaja ulërinte dhe dikush po kontrollonte shtëpinë për më shumë para dhe bizhuteri. Papritmas ata u larguan nga dhoma, ndërsa unë nuk e dëgjova më zërin e gruas sime” deklaroi i riu grek.
Policia ka ofruar 300 000 euro për çdokënd që jep informacione që çojnë në zbulimin e autorëve. Nuk ka ende të dhëna të sakta për autorët, megjithatë policia greke ka kontaktuar me palën shqiptare duke kërkuar informacion për disa persona./ db/Abcnews.al