Foshnja lindi me komplikacione, mjekët bëjnë mrekullinë në maternitetin “Koço Gliozheni”

schedule10:24 - 29 Janar, 2023

schedule 10:24 - 29 Janar, 2023

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka ndarë një rast suksesi të mjekëve në maternitetin “Koço Gliozheni”. Bëhet fjalë për një foshnje, i cili ka pasur komplikacione për shkak të lindjes së parakohshme, por ndërhyrja e mjekëve thotë ministrja ka bërë që Arbi ta kalojë rrezikun dhe të vijojë jetën në krahët e prindërve.

“Pas një komplikacioni dhe diagnoze të rëndë, ndërhyrja e menjëhershme dhe trajtimi me kujdes e profesionalizëm të lartë, i kanë dhënë jetë Arbit që lindi prematur në Maternitetin “Koço Gliozheni”. Sot Arbi i vogël e ka kaluar rrezikun dhe është shëndosh e mirë në krahët e nënës së tij, falë punës së stafit të terapisë intensive, me Prof. Asc. Alketa Hoxha”, shkruan ministrja.