E mbështjellë me batanije, foshnja e porsalindur gjendet e braktisur në një shportë

schedule22:36 - 28 Maj, 2022

schedule 22:36 - 28 Maj, 2022

Një fëmijë i porsalindur i mbështjellë me një batanije u gjet nga policia në një shportë në Via Rametta në Catania.

Gjendja e tij shëndetësore vlerësohet e mirë nga mjekët që e kanë ekzaminuar.

I porsalinduri u gjet  nga karabinierët e njësisë radio-lëvizëse të Catanias, të cilët ndërhynë pasi një kalimtar raportoi në qendrën e operacioneve komanduese. Shporta me fëmijën ishte në një zonë të populluar të qytetit pas një muri të rrënuar.

Zona është e aksesueshme nga kushdo. Karabinierët e gjetën foshnjën duke qarë. Pas ekzaminimeve në spital, foshnja u dërgua  në repartin e Neonatologjisë ku do të qëndrojë nën vëzhgim.

Vijojnë hetimet për identifikimin e nënës. Zyra e Prokurorit Publik të Katanias ka hapur një hetim për rastin. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!