Foshnja 5-muajshe ia del pas një operacioni të komplikuar në zemër në QSUT

schedule13:33 - 29 Shtator, 2020

schedule 13:33 - 29 Shtator, 2020

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka ndarë një lajm të mirë nga QSUT, ku një foshnje 5 muajshe i është nënshtruar një ndërhyrje mjaft të komplikuar në zemër e cila ka rezultuar e suksesshme.

“Çfarë lajmi fantastik për Emelin e vogël, familjen e saj por edhe të shërbimin mjekësor në QSUT, ku jo vetëm nuk është ndalur puna në kohën e epidemisë por operacione mjaft të komplikuara në zemër arrijnë të kryhen me sukses.

Në ditën botërore të zemrës, ekipi i kardiokirurgjisë në QSUT ka realizuar ndërhyrjen e suksesshme tek Emeli vetëm 5 muajsh, e cila tashmë gëzon shëndet të plotë dhe është gati të kthehet në shtëpi’, shkruan ministrja./mv.abcnews.al

https://www.facebook.com/OgertaManastirliu/posts/1058841541238562

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!