Një foshnje 13 ditëshe është një nga viktimat më të reja nga Covid-19 në Britaninë e Madhe.
Lajmi u dha nga autoritetet e shëndetësisë të cilët u shprehën se ende nuk dihet sesi foshnja ishte infektuar dhe se nuk kishin dijeni për ndonjë sëmundje të mbartur nga lindja.
Ndërkohë disa rezultate paraprake flasin se sot janë regjistruar edhe 69 viktima të tjera nga koronavirusi.
Mbretëria e Bashkuar ka regjistruar më shumë se 42.200 viktima nga koronavirusi, ndërsa numri i të infektuarve arriti shifrën e 300.000./abcnews.al