Foshnja 10 muajshe mbahet peng nga Hamasi, të afërmit e shqetësuar: Nuk e dimë nëse është gjallë

schedule12:10 - 29 Nëntor, 2023

schedule 12:10 - 29 Nëntor, 2023

Një foshnjë vetëm 10 muajshe, Kfir Bibas u rrëmbye nga militantët e Hamasit nga shtëpia e tij në Izrael më 7 tetor. Më shumë se 50 ditë që nga rrëmbimi nga militantët e Hamasit nga shtëpia e tyre në jug të Izraelit, familja e Kfir thotë se nuk e dinë nëse fëmija i tyre është gjallë.

“Ne jemi të shqetësuar për të. Nuk jemi të sigurt nëse mund tja dalë”, tha Eylon Keshet, një kushëri i familjes për CNN, duke mbajtur në dorë një fotografi të djalit të vogël.

Kfir, vëllai i tij katër-vjeçar Ariel, nëna Shiri, dhe babai i tyre Yarden u rrëmbyen nga Nir Oz, që u shkatërrua kur u sulmua nga militantët e Hamasit më 7 tetor. Sulmuesit vranë më shumë se një e katërtën e komunitetit dhe rrëmbyen dhjetëra të tjerë, ndërsa qëlluan në shtëpitë e njerëzve, plaçkitën dhe shkatërruan atë që mundën.

Të hënën, zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, Daniel Hagari tha se familja Bibas aktualisht nuk mbahet peng nga Hamasi, gjë që ndërlikon më tej përpjekjet për lirimin.

Emrat e Kfir, Ariel dhe Shira nuk janë ende në listën e pengjeve që pritet të lirohen. Rreth 1200 njerëz, shumica civilë, u vranë nga Hamasi në të gjithë Izraelin jugor atë ditë, sulmi më i madh terrorist ndaj Izraelit që nga themelimi i vendit në 1948.

Më shumë se 14,800 palestinezë, përfshirë 6,000 fëmijë, janë vrarë në Gaza që kur Izraeli filloi ofensivën e tij në përgjigje të sulmeve terroriste të Hamasit të 7 tetorit.

Si pjesë e marrëveshjes së armëpushimit, Izraeli ka liruar gra dhe fëmijë palestinezë nga burgjet, shumë prej të cilëve nuk janë akuzuar kurrë apo dënuar.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!