Forumi për Ballkanin, Zaev: Kemi mbi 16 vite që presim BE-në, por nuk kemi rrugë tjetër

schedule17:25 - 1 Shtator, 2021

schedule 17:25 - 1 Shtator, 2021

Kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansha u shpreh se Bashkimi Europian nuk është i plotë pa Ballkanin Perëndimor, prandaj kërkoi që të mos ndalet procesi i zgjerimit. “Ne e kemi filluar këtë debat edhe gjatë debatit pas çeljes së këtij forumi dhe cështja e zgjerimit është edhe e së ardhmes së Europës.

Ne besojmë që ideja fillestare e etërve të BE-së duhet të arrihet dhe prandaj, në rast se Ballkani Perëndimor bëhen pjesë e BE-së, e mira e para është që do të përmbushim këtë objektiv themelor që e krijuan vetë etërit themelues të BE-së” tha ai.

Për kryeministrin Zoran Zaev pavarësisht zvarritjes së procesit, Maqedonia e Veriut nuk ka zgjidhje tjetër përveç Bashkimit Europian. “Ne jemi në zemër të BE-së, si një ishull në brendësi. Në fakt nuk është e lehtë të jesh kandidate për 16.5 vite, Maqedonia është vendi që ka pritur me kohën më të gjatë për hapin tjetër. Por ende nuk është çelur konferenca e parë ndërqeveritare për të vijuar me proceset e tjera.

Por për ne nuk ka asnjë alternativë tjetër përveç asaj të BE-së. Ne nuk kemi familje tjetër, kjo është familja jonë. Me Ballkanin e Hapur po shfrytëzojmë këtë kohë për të përmirësuar jetën e qytetarëve tanë. Nuk e dimë që për 7 apo 10 vite do të hidhet hapi tjetër” tha ai në Forumin Strategjik të “Bledit” në Slloveni./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!