Forumi i Vjenës, Zaev pret caktimin e datës dhe hapjen e kapitujve të parë

schedule15:53 - 20 Maj, 2019

schedule 15:53 - 20 Maj, 2019

Komisioneri Europian për Zgjerim dhe Politikë Fqinjësore, Johannes Hahn, deklaroi në Vjenë se pa zgjidhjen e problemeve bilaterale, nuk ka anëtarësim në BE. Hahn, shtoi se Maqedonia e Veriut është i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor, që nuk ka mosmarrëveshje me fqinjët dhe për këtë arsye ajo është më e qëndrueshme sesa vendet e tjera të rajonit.

Sot jemi të përgatitur edhe politikisht edhe institucionalisht. Besojmë fort se meritojmë vendim të bazuar në merita dhe besojmë se BE-ja do të japë  datë për negociata, theksoi kryeministri Zoran Zaev në forumin ekonomik në Vienë. Ai gjithashtu theksoi se pret që shteti të marrë datë për fillimin e negociatave, sepse ka treguar që përmes dialogut dhe bashkëpunimit zgjidhen problemet shumëvjeçare. Sipas tij, 2019-ta do të jetë vit i ekonomisë, si vazhdimësi e përparimit ekonomik nga viti i kaluar. Zaev shtoi se vendi edhe më tutje do të jetë i sigurë dhe stabël, vend i cili kujdeset dhe investitorëve u ofron kushte të përshtatshme për zhvillimin e bizneseve të tyre.

Zaev: “Vendi ynë ka një impakt pozitiv edhe në të gjithë rajonin. Tash Maqedonia e Veriut është vendi i vetëm në rajon që nuk ka çështje të hapura me asnjë prej fqinjëve. Kur ekziston marrëveshje, do të pasojnë edhe rezultatet ekonomike”.

Eurokomisioneri Johanes Han deklaroi se stabiliteti politik i Maqedonisë së Veriut është më i miri në rajon, dhe fakt për këtë janë zgjedhjet presidenciale të organizuara me sukses. Han e theksoi edhe pritshmërinë e tij që vendi të marrë datë për fillim të negociatave më Bashkimin Evropian dhe deri në fund të vitit të hapen kapitujt e parë. Han i motivoi kompanitë nga Austria të investojnë në vendin tonë, sepse siç deklaroi kjo do të thotë përfitim më të madh për shtetin dhe hapje e vendeve të reja të punës. /ABC News Albania 24/7

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!