Kryeministri Edi Rama ka takuar në Forumin e Prespës krahas liderëve të Ballkanit edhe kreun e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti.
Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, Ahmeti shkruan se Rama është i veçanta dhe se për të është kënaqësi që flet shtruar e vllazërisht me të për punët dhe fatet e përbashkëta. Kreu i BDI ka publikuar edhe disa foto në të cilat shfaqet i përqafuar me kreun e qeverisë. Ai thotë se Ramën e uroi për zgjedhjet, dhe e siguroi se ka një derë të hapur tek ai për punë të mbara.
POSTIMI
“I veçantë është Edi, kënaqësi të flasim shtruar e vëllazërisht për punët dhe fatet tona të përbashkëta. E urova për fitoren në zgjedhjet parlamentare dhe si gjithmonë, pa asnjë dyshim, e sigurova që tek unë ka një vëlla dhe një derë të hapur për punë të mbara.”