Izraeli zgjedh Shqipërinë/ Rriten eksportet, mbi 6 mijë turistë vizitojnë vendin

schedule11:40 - 7 Shtator, 2023

schedule 11:40 - 7 Shtator, 2023

Turistët izraelitë që kanë zgjedhur Shqipërinë për të pushuar kanë pasur një rritje të fortë gjatë viteve te fundit.Zv.kryeministrja njëkohësisht ministre e infrastrukturës dhe Energjisë  gjatë fjalës së mbajtur në forumin e biznesit Shqipëri – Izrael theksoi se  gjatë këtij viti kanë hyrë në vend mbi 6500 turistë izraelitë.

Po ashtu edhe marrdhëniet tregatre midis dy vendeve  kaë njohur intensifikim gjatë viteve të fundit.Sektorët prioritarë janë energjia,teknologjia dhe infrastruktura.

Aktualisht  në vendin tonë oprojne 105 biznese izraelite ne fusha të ndryshme  si ndertim, tregti dhe energji.

Fjala e plotë e ministres Balluku:

Të nderuar pjesëmarrës

Është kënaqësi të ndodhem sot në një Forum i cili zhvillohet midis dy vendeve me një histori të gjatë miqësie dhe bashkëpunimi, por çfarë është më e rëndësishme, një Forum i cili i adresohet biznesit izraelit dhe atij shqiptar dhe padyshim Qeveria Shqiptare është e qartë se biznesi është motori kryesor i zhvillimit ekonomik të vendit dhe në kushtet ku sot ndodhemi, në një momentum historik për zhvillimin e Shqipërisë sigurisht partneriteti me vende të cilat kanë histori të ngjashme me ne deri diku, por që kanë avancuar përmes sfidave dhe sprovave është padyshim bashkëpunimi më i mirë.

Vitet e fundit duhet të themi se është shënuar një dialog në rritje midis Shqipërisë dhe Izraelit dhe padyshim ky dialog ka qenë thellësisht konstruktiv. Nga ana tjetër dua të them se unë jam një nga dëshmitarët e këtij dialogu pasi në muajin Janar unë kam vizituar, përmes një vizite zyrtare, Izraelin dhe kam takuar shumë nga kolegët e mi duke nisur nga Ministri i Jashtëm, Ministrja e Transporteve, Ministri i Energjisë, ai i Infrastrukturës dhe Ujit, pra të gjithë ato sektorë kyç në të cilët ne bashkëpunojmë. Kemi diskutuar për projekte konkrete, kemi shkëmbyer eksperienca dhe mbi të gjitha kemi hapur një faqe të re pasi edhe unë, edhe Kryeministri edhe të gjithë personat përgjegjës kemi nisur një bashkëpunim të ngushtë me Agjencinë Kombëtare të Cybeer security, një nga Agjencitë botërore të ekselencës dhe prej asaj kohe, prej atij takimi AKCESK, Agjencia e Sigurisë Kibernetike Kombëtare Shqiptare, është në një partneritet të ngushtë me Agjencinë izraelite. Duke përfituar nga e gjithë eksperienca e tyre edhe duke na iluminuar edhe për masat që duhet të marrim, pasi ne vitin e kaluar patëm një sulm shumë të vështirë për t’u përballuar, por që Izraeli dukej i mësuar me sulme të tilla.

Dua të them gjithashtu që bashkëpunimi ynë nuk ka qëndruar vetëm në rrafshin ekonomik dhe tregtar, por kemi pasur një bashkëpunim të ngushtë diplomatik sidomos edhe në organizatat ndërkombëtare duke mbështetur njëri tjetrin, diçka që tregon besimin dhe të gjithë këtë marrëdhënie historike që ka midis dy vendeve tona

Por unë do të qëndroj tek biznesi meqenëse sot kemi një Forum biznesi, një Forum që kërkon të nxisë bashkëpunimin midis përfaqësuesve të biznesit shqiptar dhe atij izraelit, një Forum që kërkon të hapë fusha të reja dhe horizonte të reja tashmë që Shqipëria është kthyer në një nga vendet më atraktive për bizneset e huaja dhe e them këtë duke u bazuar mbi fakte dhe mbi shifra pasi të gjithë reformat shtet formuese që ne kemi bërë padyshim kanë dhënë një rezultat të jashtëzakonshëm.

Sot në Shqipëri operojnë kompani ekselence nga më të mëdhatë duke nisur nga ato të hidrokarbureve siç është SHELL apo ENI, por sot në Shqipëri operojnë në fushën e energjisë, dhe unë po i referohem fushave të cilat mbuloj, operon Voltalia franceze, Total, francez, Verbun austriak e shumë e shumë kompani të tjera duke ju referuar këtu telekomunikacionit dhe të gjithë sektorëve ku ne kemi kompani të mëdha ndërkombëtare që kanë ardhur në Shqipëri jo nga ndonjë dashur platonike, kanë ardhur sepse sot Qeveria Shqiptare me reformat që ka aplikuar duke nisur nga ajo në drejtësi, reformat fiskale dhe gjithçka tjetër ka krijuar kushtet dhe klimën e biznesit për të ardhur në vendin tonë për të investuar, për t’u ndjerë i mbrojtur dhe për të vazhduar biznesin dhe investimin si të ishte një qytetar i Shqipërisë.

Unë takoj shumë biznesmenë të huaj dhe gjithmonë ata kanë atë hezitimin e parë, çfarë duhet të bëjmë, me kë duhet të lidhemi, a keni ju emra të cilët mund të na ndihmojnë etj, dhe unë i kam thënë gjithmonë bashkëpunimi me sektorin privat shqiptar është diçka që duhet ta bëni sepse sigurisht të kesh një partner lokal është shumë mirë, por nga ana tjetër ndihuni në vendin tuaj, ju nuk keni nevojë për askënd. Ju keni Republikën e Shqipërisë partneren tuaj dhe kur vini këtu ndihuni siç jeni në vendin tuaj, ne aplikojmë të njëjtat rregulla, të njëjtat ligje për të gjithë.
Do ti referohem disa shifrave për ta bërë situatën më konkrete.

Nga të dhënat që më janë referuar nga institucionet shtetërore shqiptare rezulton se shkëmbimet tregtare midis dy vendeve tona për vitin 2021 ishin 40 milionë euro, ndërkohë të realizuara për vitin 2022 kanë qenë 57 milionë euro. Për periudhën 6 mujore të 2023-it kemi arritur në 21 milionë euro dhe unë shpresoj që të tejkalojmë atë të vitit 2022 pasi kjo është sfida jonë. Numra më të rritur nga vitit në vit, punë të tjera të mbaruara nga viti në vit, rezultate të prekshme nga viti në vit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!