Fantazisti i West Ham United, Pablo Fornals, ndihet mëse i lumtur në Londër, aty ku u transferua këtë merkato vere nga Villareal. Spanjolli bëri një ndeshje të shkëlqyer kundër Manchester United, duke qenë një ndër më të mirët në fushë.
Duke folur pas ndeshjes, Fornals pranoi se ka besim që ky sezon do të jetë i suksesshëm për West Ham, që ka investuar miliona euro për të arritur në kompeticionet europiane.
“Ndihem mirë tani,” tha 23-vjeçari për faqen zyrtare të klubit. “Për momentin, po përshtatem shumë mirë. Jam një lojtar sulmues dhe erdha këtu për të luajtur. Nëse kam nevojë të mbroj, unë jam i lumtur që e bëj këtë sepse dua të luaj për West Hamin.
“Dua të qëndroj në ekip, por për ta bërë këtë duhet të punoj, duhet të stërvitem mirë, të tregoj një nivel të mirë në nivel të qëndrueshëm dhe jam i sigurt se mund ta bëj këtë. Ky sezon do të jetë special për mua dhe për skuadrën”, tha mes të tjerash Fornals./abcnews.al