Formular me 200 pyetje, testi që duhet të kalojnë kandidatët për zëvendëspresident të SHBA-ve

schedule11:27 - 1 Gusht, 2024

schedule 11:27 - 1 Gusht, 2024

Kamala Harris është duke bërë çdo gjë për fushatën presidenciale, por vëmendja e analistëve është kthyer tek personi që ajo do të zgjedhë si zëvëndësuesin e saj. Personi që do të propozohet përkrah kandidatit për president duhet të jetë me një biografi të pastër, një njeri me moral dhe mbi të gjitha me një të ardhme të ndritur.

Kandidati për zëvendëspresident duhet të kaloj një formular me 200 pyetje ku 3 prej tyre janë: A keni paguar ndonjëherë për seks? A keni paguar ndonjëherë për një abort? Keni pasur ndonjëherë marrëdhënie homoseksuale?

I përzgjedhuri do t’i nënshtrohet shumë pyetjeve dhe kërkimeve sikur të jetë duke u studiuar nga një “mikroskop”.

Kandidatët e mundshëm, menaxherët e fushatës dhe avokatët zakonisht kanë rreth një muaj kohë për të gjetur çdo detaj nga jeta e tyre.

Dhe pse ka mbetur shumë pak kohë Harris është duke vlerësuar disa nga kandidatët, përfshirë Guvernatorin Josh Shapiro, Senatorin Mark Kelly dhe Sekretarin e Transportit Pete Buttigieg.

Ajo që e vështirëson punën e menaxherëve është se ndryshe nga zgjedhjet e kabinetit, FBI nuk kryen kontrolle për nënpresidentët.

Ata do të duhet të shqyrtojnë çdo rast, nga deklaratat tatimore dhe historia mjekësore, te mediat sociale të tyre, fëmijëve dhe nipërve të tyre dhe çdo fjalë që kandidati i mundshëm ka thënë apo shkruar.

Evan Bayh, ish-guvernatori i Indianës dhe finalisti në procesin e nominimit të zëvendëspresidentit të Barack Obamës në vitin 2008. Ai tha se i gjithë procesi e bëri atë të ndjehet sikur ishte nën një mikroskop.

Lista me 20 emra u zvogëlua në dy: Ai dhe një senator nga Delaëare i quajtur Joe Biden.

Ai nuk specifikoi për BBC zbulimet që i bëri Obamës në atë dhomë hoteli. Ai thjesht shpjegoi se ishte një çështje familjare. Në fund, Joe Biden u zgjodh si kandidat për zëvendëspresident.

Ky proces i kontrollit të profilit personal dhe social të kandidatëve nuk ishte gjithmonë aq formal dhe ndërhyrës, pasi konsiderohej e papërshtatshme t’i bësh një senator ose guvernator pyetje të tilla personale. Megjithatë, dy zgjedhje katastrofike ndryshuan gjithçka.

Në vitin 1972, kandidati demokrat për Shtëpinë e Bardhë, George McGovern shkarkoi kandidatin e tij vetëm 18 ditë pas zgjedhjes së tij.

Pas një bisede telefonike dy-minutëshe dhe pa asnjë kontroll mbi të kaluarën e tij personale apo politike, McGovern kishte zgjedhur senatorin Thomas Eagleton nga Misuri. Megjithatë, raportet zbuluan se dhjetë vjet më parë, Eagleton i ishte nënshtruar terapisë me elektroshok në një spital për depresion.

Kundërshtarët filluan të ngrejnë pyetje për publikun se si mund të ishte McGovern i besueshëm kur ai ka një të çmendur si nënpresident? Kjo narrativë  ekstreme u shpërblye dhe në zgjedhjet e nëntorit të atij viti, presidenti republikan mundi kandidatin e tij demokrat.

Në njëfarë mënyre, zyrtarët filluan t’i shqyrtojnë më me imtësi nominimet, duke “zhytur” në të kaluarën dhe situatën familjare të nënkryetarëve të mundshëm.

Deri në vitin 1984. Ishte atëherë kur kandidati demokrat Ëalter Monteil zgjodhi Geraldine Ferraro si kandidaten e parë femër për nominimin në fletën e votimit kombëtar të një partie të madhe, duke besuar se ajo do të ndryshonte ekuilibrin në garën me Ronald Reagan.

Megjithatë, fushata u dëmtua nga zbulimet në lidhje me keqbërjet financiare të burrit të saj ndërmjetësues të pasurive të paluajtshme. Presidenti Reagan fitoi 49 shtete në një rizgjedhje gjithëpërfshirëse.

Pengesat dhe parregullsitë

Ndonjëherë, kandidati për nënkryetar, ndërsa bën përshtypje në “audicione”, çalon në praktikë. Në vitin 2008, kandidati republikan presidencial John Mccain kishte vetëm 72 orë për të kontrolluar çështjen e Sarah Palin.

Guvernatorja e atëhershme 44-vjeçare e Alaskës u pyet, ndër të tjera, nga menaxherët e fushatës se si do t’i përgjigjej një krize të sigurisë kombëtare, ndërsa presidenti ishte i paaftë administrativisht për shkak të operacionit.

Sipas skenarit, Drejtori i Inteligjencës Kombëtare do të informojë Presidentin në detyrë, Palin, se Osama Bin Laden është gjetur dhe duhet të dërgohet një avion për të vrarë liderin e Al Kaedës, por kjo do të shkaktojë viktima të shumta civile. Si do të veproni?

“Po, do të miratoja sulmin sepse jam zëvendëspresidentja e Shteteve të Bashkuara, ai është armiku ynë numër një që ka vrarë mbi 3000 amerikanë. Dhe pastaj do të ulesha në gjunjë dhe kërkoja falje për shpirtrat e pafajshëm që u vranë”, tha ajo.

Kjo përgjigje u bëri përshtypje atyre që e dëgjuan dhe Palin u zgjodh si kandidate për nënpresidente.

George Ë. Bush, një nga 15 nënkryetarët e SHBA që u bë president, ndoqi ndjesitë e tij kur zgjodhi senatorin pak të njohur të Indianës Dan Quayle si kandidat të tij në vitin 1988. Edhe pse ata fituan, 41-vjeçari Quayle shihej si më shumë me si një “barrë” sesa ndihmë, siç përshkruhet në librin First in Line, nga Kate Andersen Broeer.

Kur kandidati për zëvendëspresident u pyet nga një gazetar në vitin 1988 se cili ishte libri i tij i preferuar që kishte lexuar, Quayle iu drejtua gruas së tij, duke e pyetur nga ana tjetër, “cili është libri im i preferuar?”, duke habitur të gjithë.

/abcnews.al