Në Byro Politike mbrëmjen e sotme me gazetaren Juli Xhokaxhi është diskutuar Reforma Zgjedhore dhe marrëveshja e arritur deri më tani nga palët politike.
Për të folur në lidhje me këtë çështje, i ftuar në studio ishte analisti Shpëtim Nazarko, gazetarja Esiona Konomi, dhe Ivi Kaso Sekretar për çështjet zgjedhore.
Gjatë bisedës analisti Nazarko u shpreh i revoltuar për votimet në tërësi që historia sipas tij ka treguar se palët politike fusin duart në kutitë e votimit.
Sipas tij një formulë tjetër do të ishte më e nevojshme për tu aplikuar në numërimin e votave dhe se palët politike nuk duhet të afrohen në kutitë e votimit.
Në lidhje me këtë Nazarko i njohur për batutat e tij të shpeshta në studiot televizive u shpreh:
“Është karakteristikë e një analisti që vazhdon të kërkojë edhe më thellë. Edhe po qe budalla, për shkak të vjetërsisë i ka parë disa herë këto filma dhe i kupton menjëherë se çfarë duan të bëjnë këta. Këta duan të vazhdojnë të copëtojnë pafund pronat, tokat, pyjet, ujërat dhe ne të vazhdojmë prapë të biem burokratët e Evropës këtu.
Formula ime është kjo, shkoni dhe merrni 3000 b**zez jashtë dhe të vijnë këtu e të numërojnë votat, tu japim nga 10 dollarë dhe këta ikin të gjithë në shtëpi në darkë. Këta nuk duhet të afrohen te kutia e votimit”./abcnews.al