Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Formula e 21 ditëve” e Kim Jong Un, që shpëtoi Korenë e Veriut nga Covid 19

schedule14:50 - 3 Korrik, 2020

schedule 14:50 - 3 Korrik, 2020

Kim Jong Un është rishfaqur në publik dhe ka marrë pjesë në një takim të partisë së punëtorëve, 21 ditë pas paraqitjes së tij të fundit, shkruan Rai News.

Kjo është hera e parë që ai është shfaqur në publik që nga muaji prill, pas thashethemeve për vdekjen e tij. Analistët kanë vënë re  se udhëheqësi i Koresë së Veriut shfaqet në publik një herë në çdo 3 javë dhe ka nga ata që e kanë lidhur këtë afat misterioz me kohëzgjatjen e karantinës në shumicën e vendeve të botës.

Në thelb, Kim refuzoi të lehtësonte masat  sipas “rregullit 21 ditor”, një periudhë kohe e nevojshme, të paktën në teori, për të parandaluar shfaqjen e simptomave Covid-19., raporton abcnews.al

Në Korenë e Veriut nuk ka asnjë rast me koronavirus

Në takimin e tij me partinë e punëtorëve, Kim përsëri nënvizoi suksesin e  Koresë së Veriut në luftën kundër Covid-19.

“Ne arritëm të parandalojmë  përhapjen e Covid dhe të kemi një situatë të qëndrueshme përkundër krizës globale shëndetësore”. Sidoqoftë, diktatori i Koresë së Veriut paralajmëroi se “mbajtja nën kontroll e koronavirusit duhet të jetë mbi vendet e tjera”.

Përveç anëtarëve të Byrosë Politike, anëtarët e Komitetit Qendror, ministrat, presidentët e komiteteve të partive provinciale, komandantët e forcave të armatosura ishin në takim edhe  anëtarët  e selisë qendrore të emergjencës anti-epidemike. Kim, pasi analizoi në detaje gjashtë muajt e punës kundër epidemisë, arriti në përfundimin se vendi arriti të shmangë përhapjen e virusit ndërkohë që pjesa tjetër e botës ishte në krizë, raporton abcnews.al

“Ky është një sukses i udhëheqjes largpamëse të  Komitetit të Partisë Qendrore dhe  përgjegjësisë së treguar nga të gjithë njerëzit që kanë vepruar  si një organ i vetëm nën urdhrat e Komitetit të Partisë Qendrore”, tha Kim, sipas raporteve nga agjensia zyrtare e lajmeve KCNA.

Tani suksesi duhet të konsolidohet për të “garantuar plotësisht sigurinë e shtetit dhe mirëqenien e njerëzve”. Dhe për këtë arsye do të ketë nevojë të jemi vigjilentë  për çdo situatë të krijuar nga pandemia”, tha udhëheqësi i Koresë së Veriut.

Ai gjithashtu kritikoi ashpër veprimet që disa zyrtarë kanë ndërmarrë në trajtimin e situatës pandemike: lehtësimi i masave ndaj koronavirusit do të çojë vendet në krizë. Koreja e Veriut u përball me shpërthimin e koronavirusit gjashtë muaj më parë duke mbyllur kufijtë dhe duke  imponuar masa të rrepta. Sidoqoftë, askush nuk është në gjendje të thotë se sa dhe si virusi është përhapur, në një vend ku kontrolli nga regjimi është maksimal.

Grupet hetimore kanë pohuar se ka pasur raste të reja dhe disa viktima, por nuk ka pasur prova për ti konfirmuar ato. Sipas informacioneve  që kanë ardhur nga Pyongyang javët e fundit,  vendi i është kthyer normalitetit. Fotot tregojnë qytetarët  që mbajnë veshur maska, dhe mesa duket ky mbetet ndryshimi i vetëm nga e kaluara./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!