Max Verstappen fluturon edhe në Emilia Romagna. “Tulipani’ i skuderisë “RedBull” ka bërë një performancë perfekte në provat zyrtare, duke vendosur kohën më të shpejtë prej 1’14″746 dhe duke siguruar “pole position”-in e tetë radhazi.
Pavarësisht sinjaleve pozitive që patën dhënë makinat Ferrari në provat e lira, këtë herë Leclerc dhe Sainz zhgënjyen, duke mos shkuar përtej kohës së katërt dhe të pestë më të shpejtë, një nisje shumë mbrapa, që pritet t’u kushtëzojë garën.
Fill pas Verstappen do të nisen dy makinat McLaren, me Piastrin që vendosi kohën e dytë më të mirë dhe Lando Norris që do të niset i treti. Makinat McLaren në fakt janë edhe befasia më e madhe e provave zyrtare në Imola, pasi pritej që dy Ferrari-t të ofronin më shumë rivalitet për Verstappen. /i.m /abcnews.al