Formula 1/ Vazhdon dominimi i Red Bull, Verstappen fiton mes rekordesh

schedule16:56 - 23 Korrik, 2023

schedule 16:56 - 23 Korrik, 2023

Këtë sezon është i pandalshëm dhe një gjë të tillë e vërtetoi edhe ditën e sotme. Piloti i Red Bull, Max Verstappen ka arritur të tirumfojë në Çmimin e Madh të Hungarisë në Formula 1, duke regjistuar kështu fitoren e 7-të radhazi, si dhe të 11-tën këtë edicion për skuadrën e tij, duke barazuar kështu rekordin legjendar të skuderisë “McLaren”, në vitin 1988.

Pasi mori kryesimin me fillimin e garës, Verstappen dominoi 70 xhirot në Hungari, duke vazhduar kështu shkëputjen drejt një tjetër titulli kampion. Në triumfin e ditës së sotme, holandezi la pas britanikun Lando Norris e në vendin e 3-të u rendit një tjetër pilot i Red Bull, Segio Perez.

Përsa i përket, Lewis Hamilton, pavarësisht se ky i fundit e nisi garën e i pari, britaniku arriti ta mbyllë garën vendin në vendin e 4-rt, ndërsa pas tij u rreshtuan Piastri, Russell, Charles Leclerc, Carlos Sainz e Fernando Alonso. /i.m /abcnews.al