Formula 1/ Surprizë në Çmimin e Madh të Austrisë, George Russell zbret “tulipanin” nga “froni”

schedule19:36 - 30 Qershor, 2024

schedule 19:36 - 30 Qershor, 2024

Ishte padyshim një fund surprizues. Pavarësisht se pritej një tjetër fitore e Verstappen, në Çmimin e Madh të Austrisë ia ka dalë të triumfojë britaniku George Russell i Mercedes, me pilotin i skuadrës gjermane përfitoi maksimalisht nga një incident mes “tulipanit” holandez për të marrë vendin e parë dhe për të mos e lëshuar më deri në fund.

Fill pas Russel, garën e përfundoi Oscar Piastri me McLaren, ndërsa në podium u ngjit edhe piloti i “kokëkuqes” së Ferrari, Carlos Sainz. I katërti e mbylli garën Leëis Hamilton, i cili la pas pikërisht Verstappen, me pilotin e Red Bull që pas incidentit, ia doli të rikthehet në garë dhe të luftojë deri në fund.

Garë për t’u harruar për pilotin tjetër të Ferrarit, Charles Leclerc, i cili përfundoi në bokse që në xhiron e parë, pas një përplasjeje me Piastrin, që i shkaktoi dëme të cilat nuk e lejuan të vijojë garën. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!