Sezoni i ri, “pasqyrë” e të vjetrit. Kështu mund të konsiderohet gara e parë e ediconit të ri, të garave më prestigjiozes automobilistike, Formula 1, me “tulipanin” holandez, Max Verstappen dhe “Red Bull”-in e tij, që kanë dominuar, në Çmimin e Madh të Bahreinit, teksa pas sigurimit, të “pole position” arriti të dalë triumfator, pas 57 xhirove në pistën e parë të kalendarit.
Kampioni në fuqi i botës dominoi gjatë gjithë garës dhe mori një fitore të qetë, teksa fill pas tij, mbylli garën shoku i skuadrës, Sergio Perez, i cili e mori shumë shpejt vendin e dytë, për të mos e lëshuar më, teksa menjëherë pas tyre u duk të ishin rivalët direkt të këtij sezoni, me pilët e “Kokëkuqes”, Ferrari, Carlos Sainz e Charles Leclerc, që u vendosën në vendin e 3-të e të 4-t.
Probleme me makinën patën pilotët e Mercedes, me britanikët, George Russell e Leëis Hamilton, që u pozicionuan në vendet 5 e 7, ndërsa mes tyre në renditjes ishte një tjetër britanik, ai i McLaren, Lando Norric, i cili nuk mundi të parakalonte dot në fund, Russell, për ta nisur jo dhe aq mirë sezonin e ri, të Formula 1. /i.m /abcnews.al