Formula 1/ RedBull më i shpejti, Verstappen “flutoron” në testin e parë të sezonit

schedule10:36 - 22 Shkurt, 2024

schedule 10:36 - 22 Shkurt, 2024

Pritja po shkon drejt fundit dhe më datë 29 shkurt, kampionati më prestigjioz i automobilizmit, Formula 1 do të çelë siparin e sezonit 2024. Gjithçka do të nisë në pistën e Bahreinit, vend në të cilin aktualisht kanë nisur edhe provat e para për këtë vit, teksa në ditën e parë të testime, makina e RedBull e kampionit në fuqi të botës, Max Verstappen u konfirmua si më e shpejta.

“Tulipani” i la “targën” rivalëve në prova duke rezultuar 1.1 sekonda më i shpejtë se McLaren i britanikut, Lando Norris, teksa kohën e tretë më të mirë e realizoi spanjolli, Carlos Sainz me “kokëkuqen” e Ferrari, teksa shumë larg pritshmërive u shfaqën Leclerc e Hamilton, edhe pse duhet theksuar se ishte vetëm dita e parë e provave.

Pas këtyre testeve në Bahrein, Max Verstappen u shfaq tejet i lumtur ndërsa theksoi se i kishte munguar ndjesia e të garuarit në Formula 1. Më tej tre herë kampioni i botës në Formula 1 foli edhe për makinën, teksa u shpreh se “vetura” e tij e re ishte e shpejtë, e balancuar dhe i përgjigjej mirë veprimeve të “tulipanit”

“Është ndjesi shumë e bukur të rikthehemi sërish. Ishte një ditë e këndshme, provuam disa gjëra të reja me makinën dhe jam i lumtur në përgjithësi. U argëtova në pistë, makina është e shpejtë, e balancuar dhe u përgjigj mirë. Sigurisht që bëhet fjalë vetëm për testime, por mbeta shumë i kënaqur”,- u shpreh piloti holandez. /i.m /abcnews.al 

Kohët e të gjithë pilotëve:

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!