Pas Çmimit të Madh të Kanadasë, Max Verstappen triumfon edhe në Spanjë në cirkuitin e Montmelo. Holandezi, u nis nga vendi i dytë pas Lando Norris, megjithatë në start ai që befasoi ishte George Russell që nga vendi i katërt ia doli të merrte kryesimin. Gjithsesi, pak metra mjaftuan dhe kampioni i trefishtë i botës e parakaloi britanikun e Mercedes për të nisur më pas një shkëputje që i dhuroi qetësinë e duhur në garë.
Situata për kreun u bë interesante në xhiron e 45 kur Verstappen pa t’i afrohej Norris dhe u fut në bokse për të vendosur gomat e buta. Piloti i Mclaren mori kryesimin, por shpejt kuptoi se do t’i duhej edhe atij për të vendosur gomat e buta për të qëndruar pranë Verstappen.
Në fund, Norris provoi të shtynte në maksimum për t’i rrëmbyer fitoren Verstappen, por ishte holandezi që e kaloi i pari vijën e finishit. Norris i duhej të kënaqej me vendin e dytë ndërsa Hamilton fitoi duelin për vendin e tretë me shokun e skuadrës Russell ndërsa Leclerc e mbylli garën aty ku e nisi, në vendin e pestë. Sa i takon Sainz, spanjolli u renditi gjashti ndërsa Sergio Perez u mjaftua me vendin e nëntë.