Lando Norris ka regjistruar kohën më të shpejtë në provat zyrtare të zhvilluara këtë të shtunë në pistën e Barcelonës. Britaniku do të niset i pari në garën që do të zhvillohet të dielën.
Piloti britanik i McLaren la pas kamponin e botës në fuqi, Max Verstappen dhe 7 herë kampionin e botës Lewis Hamilton.
Ky është pole position i dytë në karrierë për Lando Norris.
Kampionati botëror i Formula 1 kryesohet nga piloti holandez i Max Verstappen, me 194 pikë.
Në vend të dytë renditet monegasku i Ferrarit, Charles Leclerc me 138 pikë. Me paraqitjet fantastike në garat e fundit, Lando Norris është ngjitur në vendin e tretë, me 131 pikë./abcnews.al