Formula 1/ Ferrari habit tifozët, prezantimi i makinës së re bëhet me dyer të mbyllura

schedule13:56 - 25 Janar, 2024

schedule 13:56 - 25 Janar, 2024

Teksa jemi shumë pranë nisjes së sezonit të ri, të kampionatit më prestigjioz për gara me makina, “Formula 1”, skuderitë kanë filluar të prezantojnë ndryshimet e kryera në makinat e tyre të reja, e ndër skuderitë më prestigjioze, që të gjithë të apasionuarit presin të tregojë më shumë është padyshim ajo e Ferrari, me prezantimin që do të bëhet më datë 13 shkurt.

Mirëpo, ndryshe nga vitet e tjera, drejtuesit e skuderisë “Kokëkuqe” kanë njoftuar se këtë vit prezantimi i makinës, që do të përdoret për edicionin e ri do të zhvillohet me dyer të mbyllura, teksa sipas drejtuesve, kjo bëhet për të mos nxitur zërat e shumtë që ishin përhapur kohët e fundit për një Ferrari gati për rivalizuar “gjigantët” e  “Red Bull”.

Objektivi i Frederic Vasseur dhe stafit të tij është të mbajnë një profil të ulët, të mos krijojnë iluzione të rreme dhe të tregojnë se i gjithë ekipi është gati të punojë për të arritur sukses në 2024-ën. Ndërkaq, sa i përket pilotëve sërish me të kuqe do të vishen Charles Leclerc e Carlos Sainz, të cilët kanë vetë një synim, “rrëzimin nga froni” të holandezi, Max Verstappen. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!