Formula 1/ Dominon sërish Verstappen, “tulipanin” e ndjekin Perez e Leclerc

schedule19:36 - 9 Mars, 2024

schedule 19:36 - 9 Mars, 2024

Sezoni i ri, “pasqyrë” e të vjetrit. Kështu mund të konsiderohet edhe gara e dytë e ediconit të ri, të garave më prestigjiozes automobilistike, Formula 1, me “tulipanin” holandez, Max Verstappen dhe “Red Bull”-in e tij, që ka dominuar, në Çmimin e Madh të Arabisë Saudite, teksa pas sigurimit, të “pole position” arriti të dalë triumfator, pas 50 xhirove në pistën e dytë të kalendarit.

Kampioni në fuqi i botës dominoi gjatë gjithë garës dhe mori një fitore të qetë, teksa fill pas tij, mbylli garën shoku i skuadrës, Sergio Perez, i cili e mori shumë shpejt vendin e dytë, për të mos e lëshuar më, teksa menjëherë pas tyre u duk të ishte rivali direkt i të këtij sezoni, me pilotin e “Kokëkuqes”, Ferrari, Charles Leclerc, i cili u vendos në vendin e 3-të të rënditjes.

Në vendin e 4-t u vendos australiani i McLaren, Oscar Piastri e mënjëherë pas tij erdhi spanjolli i Aston Martin, Fernando Alonso. Pilotët e Mercedes, George Russell e Leëis Hamilton u vendosën në vendet 6 e 9, ndërsa britanikët e tjerë, Oliver Bearman i Ferrari dhe Lando Norris i McLaren u vendosn në vendet 7 e 8. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!