“Formimi profesional një cikël i mbyllur”/ Ekspertja e ekonomisë: Strategjitë të mos mbeten vetëm tek arsimi i mesëm!

schedule20:22 - 29 Mars, 2024

schedule 20:22 - 29 Mars, 2024

Ekspertja për çështje të ekonomisë, Teuta Nunaj në një intervistë në emisionin “Sheshi i Dollarit”, u shpreh se formimi profesional është ende një cikël i mbyllur.

Gjatë kësaj interviste, Nunaj theksoi se arsimi profesional ka marrë një vëmendje më të shtuar, por sipas kësaj kjo nuk është mjaftueshëm.

“Nëse do të flasim përtej viteve të fundit në histori, Ministria e Arsimit e ka pasur prioritet arsimin profesional. Fillimisht rezultatet ishin shumë pak të ndjeshme. Ajo që ngre si problem, është se arsimi profesional po shikohet si një proces i mbyllur me mbarimin e arsimit të mesëm. Por tani kemi parë që nuk po mbështetet arsimi i lartë profesional., Pra duhet përgatitur edhe një kontigjent studentësh për të vazhduar studime të larta profesionale. Pasi ka shumë pak studentë të regjistruar dhe numri i aplikimeve është më i lartë. Pra strategjia të mos mbyllet tek arsimi i mesëm, por të kalojë  edhe tek arsimi i lartë”, tha ndër të tjera ekspertja e ekonomisë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!