Analisti Emir Abrashi, i ftuar në studion e ‘Balkan Update’ solli të rejat e fundit lidhur me zgjedhjet për formimin e qeverisë së re të Kosovës. Ai e komentoi bashkëpunimin e Limajt me qeverinë si legjitime dhe gjithashtu informoi se numërimi i kutive të votimit të vendin ka përfunduar ndërsa për Diasporën ende nuk kemi një proces të finalizuar.
Më tej, Abrashi u shpreh se Kurti ende nuk i ka numrat për qeverinë e re dhe se i duhet koalicion me pakicat.
“Tani kemi numërimin e votave në vend, përvec atyre të Diasporës. Deri më tani nuk kemi një shpjegim pse po ndodh një gjë e tillë, vetëm duhet të jemi të duruar dhe të mos bëjmë presion.
Pozicionimi i Limajt është legjitim sepse secila parti që merr pjesë në zgjedhje ka interesin e shtetit përpara atij partiak. Duket një tradhëti mes partisë dhe aleancës Ardhmëri e Kosovës dhe qytetarëve lidhur me Vetëvendosjen. Ajo që po vërejmë është se partitë opozitare kanë filluar të ndihen të tradhëtuara nga Limaj. Ajo që duhet të kemi parasysh është se një qeveri e lëvizjes Vetëvendosje edhe pse do të bënin bashkë numrat prapë se prapë do ishte një qeveri fraxhile. Qeveria formohet me 61 vota, ndërsa tani janë 47 të Vetëvendosjes dhe 3 të Nismës. Nëse partia e Abrashit që është ministër arrin të futet në kuvend, nuk do të ishte problem. Këto minoritete i marrim si pako dhe me doemos i llogarisim sikur futen në koalicion jo
Akualisht ekziston mundësia nëse asnjëra palë nuk formon qeverinë, por në rastin më të keq duket që vendi do të shkojë në zgjedhje në filim të vitit të ardhshëm kur të zgjidhet presidenti. Më parë partitë politike kanë ditur të bënin pazare për postin e presidentit, por kanë bojkotuar seancën e zgjedhjes së presidentit. Me këtë kompozicion të qeverisë duket që nuk do të arrihet të zgjidhet presidentit, përveçse rastit të 2011 ku u zgjodh një president konsensual jashtë rradhëve, por duhet një ndërhyrje nga jashtë që të arrihet kjo gjë.”
/ abcnews.al

