Kupa e Shqipërisë rikthehet sot dhe janë programuar të luhen tre nga ndeshjet e kthimit të turit të parë. Partizani, Kukësi dhe Luftëtari janë skuadrat e elitës që do kërkojnë të zyrtarizojnë kalimin në raundin tjetër të këtij kompeticioni.
Kukësi, fituesi në fuqi i Kupës, luan në qendrën stërvitore të kombëtareve në Kamzë. Shkumbini është rivali dhe kjo sfidë do i shërbejë skuadrës së drejtuar nga Shpëtim Duro për t’u përgatitur për ndeshjen me Vllazninë, në kampionat.
Po sot, në Pezë-Helmës, luan Partizani. Një formalitet për “demat e kuq” sfida me Vorën. Luftëtari është skuadra tjetër e Superiores që luan dhe përballë do të ketë Turbinën. Në ndeshjen e parë gjirokastritët vuajtën, por gjithsesi triumfuan dhe kualifikimi duket çështje e mbyllur.
GRUPI A
E martë, më 1 tetor, ora 14:00
Partizani-Vora (3-0)
E mërkurë, më 2 tetor, ora 14:00
Teuta- Tërbuni (2-0)
Flamurtari- Veleçiku (2-3)
Tirana-Shënkolli (0-0)
Kastrioti- Iliria (1-2)
Vllaznia- Burreli (1-0)
Dinamo-Erzeni (0-3)
Besëlidhja- Korabi (1-2)
GRUPI B
E martë, më 1 tetor, ora 14:00
Kukësi-Shkumbini (3-1)
Luftëtari-Turbina (1-0)
E mërkurë, më 2 tetor, ora 14:00
Skënderbeu-Devolli (4-1)
Laçi-Elbasani (0-0)
*Kamza-Apolonia
Bylis- Pogradeci (4-0)
Besa- Egnatia (1-0)
Oriku- Lushnja (1-2)
*Kamza është përjashtuar nga Kupa, pasi nuk u paraqit ndeshjen e parë
/abcnews.al

