Formacioni zyrtar/ Kuqezinjtë gati për Andorrën, Reja zgjedh “luftëtarët”

schedule19:19 - 25 Mars, 2021

schedule 19:19 - 25 Mars, 2021

Shqipëria nis rrugëtimin për të shkruar historinë. Kuqezinjtë e ëndërrojnë një kualifikim në Kupën e Botës “Katar 2022” dhe sigurisht nuk është një mision i lehtë, duke pasur në grup skuadra si Anglia, Polonia dhe Hungaria.

Gjithsesi kuqezinjtë e drejtuar nga Edy Reja duhet të bëjnë detyrën ndaj ekipeve si Andorra. Me këta të fundit Shqipëria përballet sonte prej orës 20:45, në transfertë. Objektivi është vetëm një, fitorja.

Italiani që drejton kuqezinjtë ka menduar edhe për formacionin që do të zbresë në fushë sonte. “Nuk bëj eksperimente”, tha Reja në konferencë. Në portë luan Etrit Berisha, pasi Thomas Strakosha prej kohësh po vuan te Lazio dëmtimet dhe mos aktivizimin.

 

Formacionet zyrtare

Mbrojtja do të jetë e gjitha nga Serie A, pasi në treshen e qendrës janë Ardian Ismajli, Berat Gjimshiti dhe Marash Kumbulla. Elseid Hysaj është padron i krahut të djathtë, kurse në të majtë Ermir Lenjani.

Sokol Cikalleshit luan në sulm krah Rey Manajt. Sa i takon mesfushës, Ledian Memushaj preferohet sërish nga Reja. Vlonjati shton fantazinë, që është e nevojshme ndaj një ekipi si Andorra, kurse kilometrat pritet të garantohen nga Klaus Gjasula dhe Keidi Bare. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!