Formacioni më i mirë dhe më i keq i xhiros së parë, mësoni e emrat e lojtarëve që kanë shkëlqyer në Euro 2024

schedule14:53 - 19 Qershor, 2024

schedule 14:53 - 19 Qershor, 2024

Me fitoren portugeze, ndaj Republikës Çeke është mbyllur edhe xhiro e parë, në fazën e gruepve, të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024, fazë kjo që ka dhuruar plot spektakël, rekorde të reja, surpriza dhe emocione të forta, mirëpo ajo çka nuk mungoi ishin edhe golat spektakolar dhe këtë të mërkurë, UEFA ka hapur garën për realizimin më të bukur deri këtë moment.

Këtë të martë specialistët e “Tuttomercatoëeb” kanë publikuar edhe formacionet me lojtarët më të mirë dhe ata që kanë zhgënjyer në sfidat e tyre të para. Të dy formacionet janë 4-3-3, ku nuk mungojnë emra që priteshin të bënin mirë, por edhe lojtarë surprizë, të cilët kanë shkëlqyer në 90 minutat e para, të Euro 2024.

Kështu, formacionin më i mirë nis me “gardianin” francez, Mike Maignan. Në mbrojtjen me katër vendosen Dani Carvajal (Spanjë), Riçardo Calafiori (Itali), David Hancko (Sllovaki), Erik Janza (Slloveni). Në mesfushë vendosen një gjerman, një zviceran e një italian, me Musiala, Aebischer dhe Barella, që ishin protagonist në fitoret e skuadrave të tyre, ndërsa në sulm vendosen Florian Ëirtz i Gjermanisë, Arda Guler i Turqisë dhe spanjolli Alvaro Morata.

Në formacionin tjetër, atë më të keqin mbizotërojnë skocezët, me plot pesë lojtarë. Kështu në portë është vendosur ukrainasi Andriy Lunin. Në mbrojtjen me katër përveç “ishullorëve”, Tierney e Porteous vendosen edhe austriaku Maximilian Ëober e çeku Robin Hranac. Në mesfushë dominojnë sërish skocezët me Scott McTominay e Callum McGregor, që ishin katastrofikë përballë “Pancerave”, si dhe polaku Szymanski, ndërsa në sulm janë pozicionuar skocezi Che Adams, kroati, Andrej Kramaric dhe “luzitani”, Rafael Leao. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!