Formacioni i yjeve në Superiore, Kukësi rivalizon me Tiranën

schedule19:24 - 6 Dhjetor, 2021

schedule 19:24 - 6 Dhjetor, 2021

Supersport ka publikuar formacionin më të mirë në 11 javët e para të Abissnet Superiore, referuar të dhënave statistikore të futbollistëve.

Këtë javë ka dy ndryshime në formacion dhe janë lojtarë që aktivizohen në mbrojtje. Vendin e Ardit Hilës e ka marrë Bruno Lulaj, kurse Ndreca atë të Mustës në krahun e majtë.

Për anësorin e Kukësit ky është një rikthim në formacionin më të mirë, që dominohet nga Tirana që ka katër lojtarë: Bekaj, Hoxhallari, Limaj dhe Seferi.

Kukësi veç dy lojtarëve të përmendur më lart ka edhe sulmuesin Edi Basa. Gurishta e Latifi janë nga Vllaznia, kurse Laçi e Dinamo kanë lojtarë si Lushkja dhe Ibraimi. / abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!