Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Formacioni i yjeve në Superiore: Dominojnë Kukësi e Laçi, Tirana si Vllaznia

schedule10:00 - 17 Shkurt, 2022

schedule 10:00 - 17 Shkurt, 2022

20 javë të luajtura deri më tani në kampionat dhe në emisionin “Analizë Superiore” në Supersport është përditësuar formacioni më i mirë deri më tani në kampionat.

Gjithçka e bazuar në shifrat e regjistruara nga futbollistët, çka nuk lë dyshime edhe për dyshen e sulmit që përbëhet nga Guindo e Seferi sërish.

Latifi e Basa janë dy anësorët që kanë realizuar më së shumti. Lojtari i Vllaznisë ndëshkoi dy herë kundër Teutës në fundjavë dhe i shton pikë vetes, sikurse anësori i Kukësit që realizoi në portën e Kastriotit.

Mesfusha ka pësuar një ndryshim. Pas Lushkja u largua dhe vendin e tij e mori Gjelbrim Taipi, tani përfshihet sërish një lojtar i Laçit. Julian Shehu është në “top 11”, me Vesel Limajn që spostohet.

Dominon Kukësi, tyë cilit i rikthehen në formacionin më të mirë Ndreca dhe Lulaj, që marrin vendet e Allmuçës dhe Sotës. Hoxhallari e Gurishta nuk lëvizin, sikurse Dajsinani që mban vendin në portë. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!