Formacioni anti-Greqi, Kosova e Challandes plot fantazi e shpejtësi

schedule12:13 - 6 Shtator, 2020

schedule 12:13 - 6 Shtator, 2020

Kosova barazoi në ndeshjen e parë të Nations League kundër Moldavisë, ndërkohë që sonte prej orës 20:45 do të përballet me Greqinë. Objektivi është fitorja, edhe pse trajneri Bernard Challandes nuk do të ketë në dispozicion një pjesë të mirë të titullarëve.

Gjithsesi zvicerani ka alternativa cilësore dhe sonte pritet të rikthehet dyshja e mesfushës, Halimi-Berisha, me Celinën para tyre që do të bëjë fantazisti. Zeneli dhe Besart Berisha janë projektuar në krahët e sulmit, kurse në majë Atdhe Nuhiu.

Challandes në mbrojtje qendrën nuk e ndryshon, me Rrahmanin e Alitin që priten titullarë, sikurse edhe Vojvoda në krahun e djathtë. Majtas pritet të luajë Hadërgjonaj, kurse në portë i zakonshmi Muric. /abcnews.al

KOSOVA, formacioni i mundshëm: Muric – Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Hadërgjonaj – V. Berisha, Halimi – Zeneli, Celina, B. Berisha – Nuhiu. Trajner: Bernard Challandes

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!