Formacionet zyrtare West Ham-Chelsea: Mudryk, Felix e Havertz në kërkim të “kthesës” në Premier League

schedule13:00 - 11 Shkurt, 2023

schedule 13:00 - 11 Shkurt, 2023

Në më pak se 1 orë, në “London Stadium”, vendasit e West Ham presin si “mysafirë”, “blutë” e Chelsea në një përballje, që pritet e luftuar nga të dyja palët.

Tekniku i “çekiçëve”, David Moyes ka zgjedhur një formacion disi sulmues, teksa i ka rreshtuar të tijët, me modulin 3-4-2-1. Në portë polaku Fabianski e para tij në mbrojtje Kehrer, Ogbonna dhe Aguerd. Në mësfushë janë vendosur Coufal, Paqueta, Declan Rice dhe Emerson, ndërsa reparti ofensiv u është besuar 3-shes, Jarred Bowen, Said Benrahma dhe Michael Antonio.

Në krahun tjetër, “lideri” i pankinës së “bluve”, Graham Potter ka zgjedhur një formacion më të “mbledhur”, si ai 4-2-3-1. Në portë si zakonisht Kepa Arrizabalaga dhe para tij Cucurella, Thiago Silva, Badiashile dhe Reece James plotësojnë prapavijën e Chelsea. Para tyre në mesfushë janë vendosur Enzo Fernandez dhe Ruben Loftus-Cheeks. Sulmi i mbushur me potencë, ku Mudryk, Joao Felix e Noni Madueke kanë për detyrë t’i “lehtësojnë” punën gjermanit Kai Havertz në majën e sulmit. /i.m /abcnews.al

FORMACIONET ZYRTARE: