Formacionet zyrtare, West Ham-Arsenal: “Topçinjtë” kërkojnë në transfertë 3 pikëshin me “aromë titulli”

schedule14:38 - 16 Prill, 2023

schedule 14:38 - 16 Prill, 2023

Në më pak se 45 minuta, “topçinjtë” e Arsenal do të udhëtojnë drej “London Stadium”, aty ku i presin “çekiçët” e West Ham në sfidën e vlefshme për jaën e 31-të të Kampionatit anglez të fubtollit, Premier League.

Përsa i përket formacioneve tekniku i vendasve David Moyes ka përzgjedhur formacionin 4-2-3-1, ku në portë rikthehet polaku Fabianski. Në krahët e mbrojtjes janë vendosur Cressëell e Coufal, me qendrën që plotësohet nga Kurt Zouma e Kehrer. Para mbrojtjes janë vendosur Soucek e Declan Rice, ndërsa “organizimi” i lojës i është besuar 3-treshes Boëen, Paqueta e Benrahma, me majën e sulmit që plotësohet nga xhamajkani Michail Antonio.

Në krahun tjetër, tekniku Mikel Arteta ka vendosur të përdorë sërish formacionin 4-3-3 për “topçinjtë” e tij. Në portë është Ramsdale si zakonisht. Në krahët e mbrojtjes janë vendosru Ben White e Tierney, me qendrën që mbulohet nga Holding e Gabriel. “Dirigjimi i lojës në mesfushë i është besuar treshes Partey-Xhaka-Odegaard, ndërsa “tridenti” i sulmit plotësohet ga Saka, Martinelli e Gabriel Jesus. /i.m /abcnews.al 

Formacionet zyrtare: