Në orën 14:00, Tottenham do të presë në shtëpi Chelsean, sfidë e vlefshme për kampionatin anglez.
Forcë e plotë sulmuese për Tottenham, pasi do të startojnë me Richarlison, Kulusevski dhe Kane. Chelsea nga ana tjetër do të startojë me Havertz, Ziyech, Joao Felix dhe Sterling për të kërcënuar portën e Forster.
Chelsea nuk njeh fitore në Premier League që nga data 15 janar dhe kështu ata do të tentojnë përsëri të marrin një trepikësh pas një kohe të gjatë. Tottenham dëshiron të vazhdojë serinë e fitoreve dhe të ruajnë vendin e Champions League.
Chelsea ndodhet aktualisht në vendin e 10-të me 31 pikë, ndërsa Tottenham në vendin e katërt me 42 pikë./ h.ll/abcnews.al
Formacionet zyrtare