Partizani e Vllaznia janë gati për gjysmëfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë mes tyre. “Demat” synojnë kupat e Europës dhe fitimi i këtij trofeu e garanton këtë objektiv, ndaj sot në “Elbasan Arena” prej orës 17:45 do të bëjnë maksimumin për të fituar ndaj shkodranëve.
“Demat e Kuq” do të provojnë të bëjnë maksimumin për të bërë të mundur finalen e kupës pas jë rrugëtimi jo të mirë në kampionat.
Kjo është ndeshja e parë e gjysmëfinales së dytë pas asaj që u luajt dje ndërmjet Teutës dhe Laçit e cila mbaroi me rezultatin 1-2 në disfavor të durrsakëve.
Formacionet zyrtare:
PARTIZANI: Hoxha, Marku, Belica, Bitri, Hadroj, Murataj, Matondo, Kallaku, Mala, Skuka, Stenio Junior.
VLLAZNIA: Zogovic, Kruja, Adili, Diagne, Hakaj, Krymi, Jonuzi, Hoxhaj, Da Silva, Latifi, Aralica / h.ll/abcnews.al