Formacionet zyrtare Salzburg-Roma: Abraham e Dybala në front për transfertën austriake

schedule18:03 - 16 Shkurt, 2023

schedule 18:03 - 16 Shkurt, 2023

Në më pak se 1 orë, në “Red Bull Arena” vendasit e Salzburg, presin “gladiatorët” e Romës, në një përballje të vlefshme për fazën e 1/16-ve, të UEFA Europa League.

Tekniku gjerman i Salzburg, Matthias Jaissle ka vendosur të përdorë formacionin 4-3-1-2. Në portë Kohn e para tij në mbrojtje Dedic, Solet, Pavlovic dhe Ulmer. Në mesfushë Capaldo Gourna-Douath, Seiwald dhe Sucic do t’i vijnë në ndihmë dyshes së sulmit Fernando-Okafor.

Në krahun tjetër, “special one” Jose Mourinho ka vendosur t’i rreshtojë “verdhekuqtë” e tij me skemën defensive 5-4-1. Në portë Rui Patricio e para tij në mbrojtje Zalewski, Mancini, Ibanez, Smalling dhe El Shaarawy. Mesfusha me 4 plotësohet nga Dybala, Cristante, Matic dhe Pellegrini, të cilët do të jenë në suport të “bomberit” anglez, Tamy Abraham. /i.m /abcnews.al

FORMACIONET ZYRTARE: