Në vetëm pak minuta, në “mitikun” e kryeqytetit “Stadio Olimpico”, “gladiatorët” e Romës do të presin Cremonesen, në përballjen e vlefshmë për çerek-finalet e Kupës së Italisë.
Tekniku Jose Mourinho nuk ka nënvlerësuar Cremonesen dhe ka menduar të mbajë sërish formacionin 3-4-2-1, ku në portë ndodhet “luzitani” Rui Patricio. Në mbrojtje Mancini dhe Ibanez do të “udhëhiqen” nga “legjionari” ynë, Marash Kumbulla. Në mesfushë, El Shaarawy, Tahirovic, Cristante dhe Celik do të mbajnë mbrojtjen e sigurtë, ndërsa në repartin ofensiv janë pozicionuar Volpato, Pellegrini dhe Belotti.
Në krahun tjetër, tekniku Davide Ballardini ka vendosur të përdorë formacionin 3-5-2. Në portë Sarr. Në mbrojtje Ferrari, Bianchetti dhe Aiëu, ndërsa në mesfushë Ghiglione, Pickel, Castagnetti, Meite dhe Tsadjout, ndërsa sulmi i është besuar dyshës Desser dhe Afena-Gyan. /i.m /abcnews.al
FORMACIONET ZYRTARE: