Formacionet zyrtare RB Leipzig-Eintracht Frankfurt: Timo Werner “sfidon” Kolo-Muanin në përballjen e “Evropës”

schedule14:47 - 25 Shkurt, 2023

schedule 14:47 - 25 Shkurt, 2023

Në më pak se 1 orë në “Red Bull Arena”, vendasit e RB Leipzig do të presin “shqiponjat” e Eintratcht Frankfurt, në një përballje të vlefshme për javën e 22-të e Kampionatit gjerman të futbollit, Bundesliga, me të dy klubet që luftojnë një vend në zonën “Champions”.

Për ti bërë ballë “furisë” së Frankfurtit, tekniku i Leipzig, Marco Rose ka zgjedhur formacionin 4-2-2-2, me poriterin Blaswich, që do të jetë me shtyllave të portës së “demave”. Në mbrojtje Henrichs, Orban, Gvardiol dhe Halstenberg e para tyre në mesfushë fillimisht janë rreshtuar Konrad Laimer e Kevin Kampl. Më të avancuar janë Dominik Szoboszlai dhe Emil Forsberg, me dyshen e sulmit që i është besuar danezit Yussuf Poulsen dhe gjermanit Timo Werner.

Në anën tjetër, tekniku austriak Oliver Glasner ta përzgjedhur formulën 3-4-2-1, ku në portë si zakonisht është pozicionuar gjermani Kevin Trapp. Smolcic, Hasebe, Tuta mbushin mbrojtjen me Philipp Max, Rode, Djibril Sow dhe Ansgar Knauff që plotësojnë mesfushën e “shqiponjave”. Para tyre janë pozicionuar Daichi Kamada dhe Jesper Lindstrom, të cilët do jenë mbështetësit kryesor të Randal Kolo-Muani, i cili është në “majën” e sulmit të Frankfurt. /i.m /abcnews.al 

Formacionet zyrtare:

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!