Leonardo Bonucci nuk është rikuperuar plotësisht, por duelin me Barcelonën nuk mund ta humbasë dhe ka vendosur të sakrifikojë. Mbrojtësi italian do e nisë si titullar me Juventusin duelin e Champions ndaj katalanasve.
Çlirim për Andrea Pirlon, i cili ka shumë pak alternativa në repartin defensiv. Trajneri ka zgjedhur të luajë me skemën 3-4-3. Turku Demiral dhe braziliani Danilo janë lojtarët e tjerë të mbrojtjes, teksa sulmi do të përbëhet nga treshja Chiesa-Morata-Dybala.
Roland Koeman përgjigjet me skemën 4-2-3-1. Pique mungon në qendër të prapavijës së Barcelonës, aty ku do të luajnë Lenglet dhe uruguaiani Araujo. Pjanic e nis si titullar përkrah De Jong dhe do të rikthehet si ish në Torino.
Dembel dhe Griezmann në krah dhe Leo Messi në rolin e qendërsulmuesit, teksa trajneri holandez ka zgjedhur të vendosë 17-vjeçarin Pedri pas kapitenit dhe yllit argjentinas. Ansu Fati dhe Coutinho në stol. /abcnews.al